Poli Artistik Korçë
Frymëzim
Poli Artistik Korçë
Struktura parë në Shqipëri në mbështetje të krijimtarisë kombëtare dhe artit konterporan, nëpërmjet mbështetjes së artistëve të konfirmuar si dhe artistëve tẽ rinj.
Ndërkombëtarizimi dhe formalizimi i mekanizmave të ndërveprimit në sektorët e prodhimit dhe nxjerrjes në treg të produkteve kulturore.
Do të ketë në fokus jo vetëm nocionin e konkurimit, por mbi tẽ gjitha atë të bashkëveprimit. Projektet që do tẽ lindin nga vetë veprimtaria e artistëve në forum, do të jenë prioritare në aspektin e mbështetjes.
Poli Artistikë Korçë do të mbështesë me një sistem bursash afat shkurtra, artistët që ftohen nga struktura dinjitoze jashtë vendit për të marrë pjesë në festivale, ekspozita, apo evente të ngjashme.
Mbështetja e ideve që do të promovohen nga një drejtues projekti,personalitet i fushës (resident i ftuar në residencën ndërkombëtare të Korçës), element i rëndësishëm për ndërthurjen e përvojës me idetë e reja dhe tendencat e fundit bashkëkohore.
Konsulencë dhe bashkëveprim me një komunitet artistësh nga vende
perëndimore si Franca, Italia, Anglia, Spanja, Austria etj me artistët përfitues të projekteve, ndërthurje e domosdoshme për një artist në rritje.
Bashkëpunimi me një nga komunitet tepër interesant, ai i artistëve Shqiptarë të cilët prej një apo dy dekadash evoluojnë në skena apo institucione të artit nga më prestigjiozet, në vendet e tyre respektive.
Në këndvështrimin e shkëmbimit të eksperiencave dhe zgjerimit të zonës profesionale të veprimit, ky komunitet me burimet shumë pak të shfrytëzuara, dhe kombinimi i kontributit, eksperiencës, por dhe hapësirave të lançimit në karrierë të të rinjve më të talentuar, është një element me shumë interes.